Gafa e Harry Kane: Italia mes favoritëve për të fituar Kupën e Botës!

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka harruar se Italia nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës në Katar. Të Kaltrit nuk do të jenë në turneun e madh, pasi u eliminuan në Play-Off nga Maqedonia e Veriut.

I pyetur në lidhje me këtë gjë, Kane dha këtë koment për ESPN Sport: “Ka disa skuadra të mira. Janë disa skuadra të mëdha në Europë si ne, Gjermania, Franca, Spanja dhe Italia, ndërkohë që janë dhe Brazili e Argjentina.

Janë disa kombëtare të mëdha. Për të fituar Kupën e Botës duhet të jesh në nivel të lart në 7 ndeshjet”, u shpreh Kane. Sulmuesi anglez mesa duket se ka harruar se do të ketë një rival më pak të madh në finalet e Kupës së Botës. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?