Gafa e Klose-s, publikon padashje duke ndjekur një faqe porno

Futbollistët e Premier League janë të detyruar që të qëndrojnë të izoluar për shkak të emergjencës së koronavirusit. Përveç stërvitjeve në shtëpi, ata po përpiqen që të ekspozonjnë ditën e tyre sa më mirë në rrjetet sociale.

Mes tyre është edhe Timm Klose, mbrojtës i Norëich City, i cili është në shtëpi në karantinë dhe ka vendosur të ndajë me fansat e tij se si po i kalon ditët: Duke ndjekur seriale televizive në Netflix.

Gjithsesi në një postim tjetër në “Insta Story” në Instagram”, për fatin e tij të keqe, ai kishte lënë hapur edhe një dritare, në të cilin ishte një faqe shumë popullore me programe për të rritur “Pornhub”. Gafa e tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, që kanë bërë shaka me të në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP