Gafa e rëndë ndaj Bolognës, agjenti i portierit Radu: Edhe Donnarumma e Buffon kanë gabuar!
Interi pësoi një humbje 2-1 në sfidën e prapambetur ndaj Bolognës, duke komplikuar gjithçka në garën për titull. Portieri Radu bëri një gabim të rëndë 9 minuta nga fundi i ndeshjes duke i dhuruar golin vendasve. Gabimi i tij mund t’i kushtojë titullin Interit, teksa 24-vjeçarit rumun i ka dalë në mbrojtje agjenti Oscar Damiani.
“Edhe më të mirët gabojnë. Gaboi Donnarumma te PSG, Buffon me Parmën. Fakti që nuk luan pothuajse kurrë nuk e ndihmon aspak, një portier ka nevojë për besim.
Radu e mori vesh një orë përpara se do të ishte titullar, mos kujtoni se e kishte kaq të thjeshtë. Gabimi mbetet, por ai është i fortë, ka shumë karakter. Nuk luante prej dy vitesh, kështu që ndodh të gabosh. Vlera e tij nuk ndikohet nga gabimi ndaj Bolognas. Radu do të ngrohet së shpejti”, deklaroi menaxheri i portierit të Interit.
KOHA JONË SONDAZH

