Gafa e shekullit, sulmuesi i Benficës bën të pabesueshmen me portën e boshatisur (VIDEO)
Barcelona ishte me fat mbrëmjen e djeshme që doli me një barazim pa gola ndaj Benficës. Skuadra katalanase rrezikoi që ta humbiste ndeshjen në shtesë, pas një kundërsulmi të shpejtë të ekipit portugez, që përfitoi nga hapësirat e shumta.
Në minutën e 93-të, Seferovic u gjend i vetëm përballë portierit Ter Stegen e dribloi dhe më pas me portën thuajse të boshatisur, në mënyrë të habitshme e dërgoi topin jashtë kuadratit.
Rasti i humbur nga sulmuesi zviceran ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, teksa mund të jetë vendimtar për kualifikimin e Barcelonës për në fazën tjetër, gjithmonë nëse do e tolerojë Bayerni në ndeshjen e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/
Seferovic with the miss of the century #UCL https://t.co/H25upQNAP2
— fan account (@Asensii20) November 23, 2021
KOHA JONË SONDAZH

