Gafat e shumta te United, tifozët kërcënojnë Maguire: Do të vendosim bombë në shtëpi!

Harry Maguire është duke kaluar një nga sezonet më të dobëta në karrierë. Mbrojtësi i Manchester United ka marrë një email kërcënues, ku shkruhej se në shtëpinë e tij në Cheshire do të vendosej një bombë.

Lajmi është bërë me dije nga The Sun, që evidenton dhe shkaqet. Ai ka bërë shumë gafa këtë periudhë, duke ndikuar jo pak në rezultatet e skuadrës.

Kjo ka acaruar së tepërmi tifozët e United, që duket se tashmë kanë kaluar çdo lloj limiti njerëzor. Djajtë e Kuq renditen në vendin e 6-të dhe kanë shanse minimale për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?