Gafë e pabesueshme në ekipin e Muja-s, mbetet jashtë Championsit mbrojtësi kryesor

Royal Antwerp, skuadër ku luan sulmuesi anësor i Kombëtares Shqiptare, Arbnor Muja, bën një gabim të pafalshëm administrativ, duke lënë aksidentalisht jashtë listës për fazën e grupeve të Championsit mbrojtësin amerikan, Sam Vines.

Lojtari i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte element kyç në eliminimin e AEK-ut të Athinës në play off-in e Championsit. Një gafë e pafalshme, që do ta detyrojë ish-futbollistin e MLS-së t’i ndjekë nga tribuna gjashtë sfidat e fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

24-vjeçari nuk do të mund të luajë në Champions për një arsye kaq banale, veçanërisht duke pasur parasysh se humbi pothuajse gjithë sezonin 2022/23 për shkak të lëndimit, madje edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës, në Katar.

“Çfarë mund të them për këtë? Nuk vepruam si duhet. Vines ishte pjesë e listës. Ne bëmë një gabim dhe nuk mund të korrigjohet”, tha trajneri i Antwerpit, Mark Van Bommel.

SHKARKO APP