Galatasaray bën ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën, vjen përgjigja nga D.Zagreb

Pas problemeve të dukshme në sulm, veçanërisht në mungesë të Victor Osimhenit, Galatasaray ka vendosur të ndërhyjë në merkato për të shmangur vështirësitë në gjysmën e dytë të sezonit. Klubi verdhekuq ka intensifikuar kontaktet me disa lojtarë dhe, sipas raportimeve të fundit, ka bërë një lëvizje konkrete për një emër surprizë.

Së fundmi  Galatasaray i ka paraqitur Dinamo Zagrebit një ofertë zyrtare për Arbër Hoxhën. Megjithatë, klubi kroat e ka refuzuar propozimin, duke e konsideruar 27-vjeçarin një element kyç për pjesën e dytë të sezonit.

Hoxha po kalon një moment shumë pozitiv me fanellën e Dinamos. Në kampionat ka zhvilluar 17 ndeshje, duke luajtur 1.026 minuta dhe duke kontribuar me 6 gola dhe 3 asistime. Këto shifra e kanë bërë atë një titullar të padiskutueshëm në Zagreb.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi shqiptar aktivizohet kryesisht si anësor i majtë, por mund të luajë edhe në krahun e djathtë apo si sulmues qendror, duke ofruar fleksibilitet të madh taktik. I transferuar në janar 2024 nga Slaven Belupo Koprivnica për 1 milion euro, vlera aktuale e kartonit të tij vlerësohet rreth 2.5 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?