Galatasaray dominon, por fiton Bayerni/ Interi triumfon ndaj Salzburgut

Interi dhe Bayerni bëjnë detyrën në sfidat e para të mbrëmjes së sotme në Champions League. Skuadra bavareze triumfoi 1-3 me shumë vuajtje në transfertën ndaj Galatasaray-it, një ndeshje që në fakt do të dominohej nga vendasit me më shumë se 20 goditje në portë.

Coman zhblloko ndeshjen që në minutën e 8-të, por Icardi do të barazonte në minutën e 30-të me 11-metërsh. Skuadra turke më pas shpërdori mundësi të panumërta shënimi. Në momentin më të mirë të vendasve, Kane dhe Musiala i japin një goditje të rëndë duke shënuar dy gola për 6 minuta.

Interi ndërkohë fitoi 2-1 me vështirësi ndaj Salzburgut. Sanchez zhbllokoi sfidën në minutën e 19-të, por miqtë do të barazonin me Gloukh në minutën e 57-të. Interi gjithsesi u rikthyer në avantazh pak minuta më vonë me një penallti të kthyer në gol nga Calhanoglu. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?