Galatasaray kërkon t’i rrëmbejë Pavard dhe Sommer Interit, por zikaltrit e refuzojnë
Galatasaray ka nisur sërish negociata me Interin. Pas një tentative të parë jo shumë serioze për Hakan Çalhanoglun, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë të rëndësishëm të zikaltërve: Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.
Sipas “Fotomac”, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur kontaktet me agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas planifikojnë t’i paraqesin një ofertë zyrtare Interit. Ideja e Galatasarayt është të marrë Sommer me parametër zero dhe Pavard në formë huazimi, por kjo formulë nuk është aspak e pranueshme për klubin italian.
Interi ka bërë të qartë se për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose huazim me detyrim blerjeje, për të siguruar të ardhura që do të ndihmojnë merkaton hyrëse. Ndërkohë, largimi i Sommer si lojtar i lirë nuk është në planet e klubit, sidomos pa gjetur më parë një zëvendësues të nivelit të tij.
Nëse Galatasaray dëshiron me të vërtetë t’i bëjë pjesë të skuadrës këta dy emra, duhet të ndryshojë qasje dhe të paraqesë oferta që përputhen me kërkesat e Interit.
KOHA JONË SONDAZH

