Galatasaray turpëron Juventusin me 5 gola në Stamboll, “Zonja” thuajse e eliminuar nga Championsi
Galatasaray ka hedhur një hap të madh drejt fazës së 1/8-ave të UEFA Champions League, pasi mundi 5-2 Juventus në ndeshjen e parë të play-off-it të zhvilluar në Stamboll.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 15-të me golin e Gabriel Sara, por bardhezinjtë reaguan menjëherë. Fillimisht barazoi Teun Koopmeiners, i cili në minutën e 32-të realizoi sërish për përmbysjen e përkohshme 2-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë skuadra turke dominoi plotësisht. Noa Lang barazoi shifrat dhe më pas shënoi edhe golin e dytë personal, ndërsa përmbysjen e firmosi Davinson Sánchez. Situata për ekipin e drejtuar nga Luciano Spalletti u përkeqësua pas daljes me karton të kuq të Cabal.
Në fund, asistimi i Victor Osimhen u shfrytëzua nga Sacha Boey për golin e pestë. Ndeshja e kthimit në Torino do të kërkojë një përmbysje të madhe nga Juventusi për të siguruar kualifikimin.
KOHA JONË SONDAZH

