Galatasary befason Liverpoolin në 45 minutat e para (VIDEO)

Galatsaray po fiton 1-0 ndaj Liverpool në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes së parë të fazës së 1/16-ve në UEFA Champions League.

Takimi që po zhvillohet në stadiumin Rams Park në Istanbul nisi menjëherë me ritëm të lartë dhe vendasit arritën të gjejnë avantazhin që në minutën e 7-të.

Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Gabriel Sara, në zonë u ngrit Victor Osimhen, goditja me kokë e të cilit u devijua drejt rrjetës nga Mario Lemina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas golit, skuadra turke u shfaq e rrezikshme edhe në disa kundërsulme, ndërsa Liverpool provoi të reagojë duke marrë më shumë kontroll mbi topin, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 45 minutat e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

GOLI VIDEO

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?