Galatsaray befason Liverpoolin në sfidën e parë në Stamboll, vendos Lemina

Galatsaray merr një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës së finales në UEFA Champions League. Takimi u zhvillua në stadiumin Ali Sami Yen Sports Complex, ku skuadra turke arriti të marrë avantazhin minimal përpara ndeshjes së kthimit.

Goli i vetëm i takimit erdhi shumë herët, në minutën e 7-të. Pas një goditjeje nga këndi, Victor Osimhen devijoi topin me kokë në zonë, ndërsa Mario Lemina reagoi menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë me një tjetër goditje me kokë.

Në minutën e 61-të, vendasit menduan se kishin dyfishuar epërsinë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Nga ana tjetër, Ibrahima Konaté realizoi për ekipin anglez në minutën e 72-të, por që sërish u anulua pasi gjyqtari konstatoi një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Liverpool.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e kthimit mes Liverpool dhe Galatasaray do të zhvillohet më 18 mars në stadiumin legjendar Anfield, ku do të vendoset skuadra që do të avancojë në çerekfinale të UEFA Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?