Gallatë serbe: Krenarë për shtetasit tanë nga Kosova në “Euro 2016”

Serbia ende vajton pse nuk u kualifikua për të marrë pjesë në kampionatin Evropian. Por edhe për këtë, ajo megjithatë e ka gjetur një ngushëllim . Të paktën ashtu siç ka thënë për portalin serb “Alo” drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Xhuriç.

“Edhe pse Serbia nuk po merr pjesë në Kampionatin Evropian, shumë qytetarë tanë po marrin pjesë në të. Ja vetëm në përfaqësuesen e Shqipërisë janë tetë lojtarë nga Kosova dhe mjaft të tjerë në Zvicër. Ata janë tanët, u pëlqeose jo atyre.

Sa i përket UEFA-­s, ajo për mua është e komprometuar pasi e pranoi Kosovën anëtare. E pastaj të ndalojë klubet e saj të luajnë e reprezentacionit t’ia ndalojë të jetë mikpritës. Mendoj se tash askush s’e kupton se me urdhra të kujt punon UEFA”, ka thënë Xhuriç.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?