Galliani: Me golin e Muntarit fitonim titullin dhe klubi nuk do të shitej!
Te Milani duket se e kanë të vështirë që ta harrojnë mbrëmjen e 25 shkurtit të vitit 2012 kundër Juventusit. Goli i Sullei Muntarit, në kohët e sotme do të kishte qenë i vlefshëm me teknologjinë që ekziston. Edhe pse kjo i përket më shume se 8 viteve më parë, Galliani rrëfehet sërish dhe i keqardhur.
“Goli që shënoi Muntari ishte i rregullt dhe me atë gol ne do të fitonim ndaj Juventusit. Si rrjedhojë do merrnim titullin e dytë radhazi me Allegrin. Historia do te shkruhej ndryshe. Si pasojë ne nuk do të detyroheshim të shisnim Ibrahimovic dhe Thiago Silvan, që janë edhe sot që flasim dy kampionë, e që luajnë ende në nivele të larta.
Ai do të ishte starti i një epoke të re, i Milanit të 4-t të madh, mbi të gjitha nëse do të më kishin lënë të mbyllja edhe marrëveshjen me Carlos Tevez. Me Berlusconin nuk do ta kishim shitur klubin dhe sot do ishim sërish aty duke luftuar për objektiva të rëndësishëm.
Pirlo? Ç’është e vërteta Andrean e shitëm më shpejt, nga ç’duhej dhe për këtë kam një keqardhje. Si trajner mendoj që do bëhet i mirë mirë, sepse ka gjithçka që i duhet një trajneri, jam i bindur që s’do të dështojë”, deklaroi Galliani.

KOHA JONË SONDAZH

