Galliani paralajmëron: Nëse nuk mbyllet sezoni, ekipet e Seria A rrezikojnë kolapsin

Në kohën kur nuk është akoma e qartë nëse futbolli mund të rinisë, vjen alarmi i një eksperti si Adriano Galliani, administratori i deleguar i Monzës, që për “La Politica nel Pallone” ka hedhur alarmin nëse sezoni nuk do të mbyllet.

“Nëse ndërpresim sezonin do të ketë një reduktim të madh të të ardhurave, prandaj sipas meje zgjidhja duhet gjetur me një këshilltar të madh duke i vlerësuar rastet një nga një, nëse do të jetë më e leverdisshme të mbyllet në 30 qershor, në 30 korrik apo në 30 gusht e kështu me radhë, sepse secila zgjidhje sjell të ardhura shumë të ndryshme mes tyre.

Dyshoj të merret rruga që sjell më pak të ardhura, sidomos në Serie A. Futbolli italian ka një pafundësi miliardash debite, e mungesa e të ardhurave mund ti çojë shumë skuadra në Serie A në pragun e kolapsit“, deklaroi Galliani.

SHKARKO APP