Galliani: Si dështova të blija Del Pieron dhe Ronaldon, Kaka-n s’doja ta largoja
Adriano Galliani, ish-administratori i Milanit në një intervistë për “Sky Sport” ka zbuluar disa nga prapaskenat më interesante të aventurës te kuqezinjtë dhe jo vetëm.
“Ishte një futbollistë që duhet të vinte, por më pas nuk erdhi, ai ishte Carlitos Tevez. Një tjetër duhet ta kisha marrë 5 vite para se të vinte te Milani, Roberto Baggion. Me të vërtet pendohem për dy futbollistë: Del Pieron që nuk e mora për 5 miliardë nga Padova sepse ishte shumë i ri.
Tjetri ishte Cristiano Ronaldo, teksa Sportingu kërkonte një shifër shumë të lartë për një futbollistë 16-vjeçar. Totti? E kërkuam për një kohë të gjatë, por ai nuk donte të largohej nga Roma.
Shitja e Kaka? Në vitin 2009 isha i dëshpëruar nuk doja që ai të largohej. Perez më tha: ‘Bej çfarë të duash’. Mendova të shkoja në Brazil për të fituar kohë, por më pas duhet ta shisja. Kam provuar ta sillja vitin e kaluar te Monza, por për arsye familjare ai preferoi të qëndronte në Brazil. /R.Lika-Koha Jone/