Gana merr një fitore spektakolare ndaj Koresë së Jugut (VIDEO)

Gana merr një fitore spktakolare 3-2 ndaj Koresë së Jugut, duke e bërë shumë interesante situatën në Grupin H. Skuadra afrikane e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar dy herë në harkun e 10 minutave. Salisu zhbllokoi me kokë në minutën e 24-ën, ndërkohë që më pas do të ishte Mohammed Kudus që do të bëhej protagonist për të dyfishuar shifrat.

Koreja zgjohet në fillimin e pjesës së dytë duke barazuar gjithçka për 3 minuta, me të njëjtën autor. Në minutën e 58-të, Cho Gue-Sung do të shënonte një gol të bukur me kokë pas një krosimi të ardhur nga krahu i majtë. Sulmuesi nuk u ndal me kaq, pasi dy minua më pas do të barazonte shifrat me një goditje të saktë me kokë.

Gana gjithsesi do të rikthehej në avantazh sërish. Mohammed Kudus do të shënonte një gol fantastik me të majtën brenda zonës, duke kompletuar një dopietë personale.

Situata në Grupin H: Gana i bashkohet Portugalisë me 3 pikë, ndërkohë që Uruguai dhe Koreja e Jugut kanë nga 1 pikë.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2022 WORLD CUP Group Stage Ghana 3 South Korea FINAL SCORE 2 POS TEAM Group H Standing 1 GP w Portugal D 2 L 1 GF GA Ghana 1 GD 0 0 3 PTS 3 2 2 Uruguay +1 0 1 3 1 0 1 5 5 South Korea 1 0 0 3 0 2 0 0 0 1 1 1 2 3 -1 Top two teams in each group advance to the knockout round Standing through Nov. 28, at conclusion og this match. 1"

SHKARKO APP