Gara e Silverstone/ Sainz fiton për herë të parë në karrierë, zhgënjejnë Leclerc dhe Verstappen

Carlos Sainz ka fituar për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1, më saktësisht Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, një moment historik ky për pilotin e Ferrarit.

Podiumi është plotësuar nga Perez në vend të dytë dhe Hamilton, që mori vendin e tretë. Gara e 10-të nisi pasi 5 makina që u përfshinë në një aksident të frikshëm në nisje të garës, me pilotin e Alfa Romeo, Zhou që përfundoi me makinë të përmbysur jashtë murit mbrojtës, por për fat të mirë kinezi shpëtoi pa dëmtime të rënda.

Pas konfirmimit të gjendjes së pilotit të Alfa Romeos, gara nisi sërish dhe në fund ishte Carlos Sainz ai që e mbylli i pari garën, i ndjekur nga Perez dhe Hamilton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verstappen ishte i pafat në Çmimin e Madh të Britanisë, pasi belgu pati problem me gomat dhe si rrjedhojë humbi shumë kohë dhe e mbylli këtë garë në vend të shtatë. Charles Leclerc e mbylli këtë garë në vend të katërt, ndërsa Alonso u rendit pas pilotit të Ferrarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?