Gara për zonën Champions/ Fiton Juventus dhe Roma, betejë deri në javën e fundit

Juventusi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Udineses dhe ka konsoliduar vendin e katërt në renditjen e Serie A, kur ka mbetur vetëm një javë nga fundi i kampionatit.

Ekipi i udhëhequr nga Igor Tudor siguroi tre pikët falë golave të Nico Gonzalez dhe Dusan Vlahovic në pjesën e dytë, duke mbetur kështu zot i fatit të vet për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në garë për ta kapur Juven mbetet Roma, e cila triumfoi me 3-1 ndaj Milanit në “Olimpico”. Kuqezinjtë mbetën me dhjetë lojtarë që në minutën e 21-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Gimenez për një gomitje ndaj Mancinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Lazio ruan shanset, pasi arriti të barazojë 2-2 në transfertë ndaj Interit, në një përballje të fortë në “San Siro”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, matematikisht jashtë garës për një vend në Champions mbeten Milani, Fiorentina dhe Bologna. Në përballjen direkte mes këtyre të fundit, Fiorentina fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Bolognës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?