Garcia rinovon me Realin deri në vitin 2030, klauzolë 1 miliard euro

Real Madrid ka siguruar të ardhmen e një prej talenteve më premtues të saj. Sipas AS, sulmuesi spanjoll Gonzalo Garcia ka rinovuar kontratën deri në vitin 2030, duke kaluar nga një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh në një shifër rekord prej 1 miliard eurosh, një vlerë tipike për “galaktikët”, që tregon rëndësinë e tij në planet e klubit.

Garcia, 23 vjeç, është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës për Klube dhe ka qenë zbulimi i turit veror në SHBA. Me 5 gola në 10 ndeshjet e para me skuadrën e parë, ai ka barazuar rekordin e Emilio Butragueño dhe është vetëm një gol larg legjendës Raúl. Në mungesë të Endrick dhe Mbappé, trajneri Xabi Alonso e aktivizoi si titullar, ku ai spikati me paraqitjet e tij.

Aktualisht mban numrin 30, por ekziston mundësia që në të ardhmen të marrë fanellën me numër 9, pasi Mbappé ka zgjedhur numrin 10. Megjithatë, për Gonzalon prioritet ka qenë dhe mbetet të luajë për Real Madrid, duke ndjekur gjurmët e idhullit të tij Cristiano Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ardhja e tij në akademinë e Real Madrid në vitin 2014, Garcia ka shënuar 157 gola me ekipet e moshave, duke u bërë një simbol i gjeneratës së re “madridiste”. Pavarësisht interesimit nga tre klube të mëdha të Premier League, marrëveshja u arrit pa pengesa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?