Garë solidariteti në Itali, presidenti i Juventusit jep shumën e çmendur për koronavirusin
Gara e solidaritetit për të përballuar pandeminë e koronavirusit vazhdon në Itali. Familja Agnelli është ndër më të përkushtuarat, teksa së fundmi ka vendosur për të dhuruar 10 milionë euro për Depertamentin e Mbrojtjes Civile, e cila merret me emergjencat ne nivel kombëtar, por edhe te “Fondazione La Stampa – Specchio dei Tempi”, që i përkushtohet më shumë zonës së Torinos.
Siç raporton Radiocor, kompanitë e galaktikës Agnelli (Exor, Fca, Ferrari dhe Cnh Industrial) mbajnë kontakte të ngushta me Departamentin e Mbrojtjes Civile, për t’i ofruar vendit shërbime të zbulimit falas për të identifikuar pajisjet mjekësore dhe materiale të lidhur me shëndetin në tregjet ndërkombëtare, dhe veçanërisht shërbimet doganore të lidhura për import të shpejtë në Itali.
Përmes kompanisë me qira afatgjatë Leasys (FCA Bank), një flotë mjetesh për shpërndanë ushqime dhe ilaçe në qytetet italiane për njerëzit në nevojë dhe ja vë në dispozicion Kryqit të Kuq Italian dhe shoqatave të tjera vullnetare. /R.Lika-Koha Jone/