Garë treshe për të rrëmbyer Paul Pogba në merkaton e verës

Paul Pogba ka nisur që të dëgjojë ofertat për në verë. Mesfushorit francez i përfundon kontrata me Manchester United dhe është në dilemë për të ardhmen.

Daily Telegraph raporton se vendimi tashmë është marrë dhe lojtari po dëgjon propozimet e reja për sezonin 2022-23. Nga rikthimi i mundshëm te Juventusi, te flirti me Real Madridin e deri te presioni i Paris Saint-Germain-it, ka nisur zyrtarisht gara treshe për të marrë shërbimet e yllit francez.

Këtë sezon Pogba është aktivizuar në 17 ndeshje, duke shënuar vetëm një gola dhe ka dhënë 8 asiste për shokët e tij. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?