Gattuso i ndryshon mendjen Hysajt, ja vendimi që ka marrë shkodrani
E ardhmja e tij dukej e parashikuar por ardhja e Gattusos ka ndryshuar gjithçka. Po flasim për Elseid Hysaj, i cili prej muajsh e ka parë veten me valixhe në duar, por ardhja e ish-trajnerit të Milanit duket se i ka dhënë një tjetër shtysë për të qëndruar.
“Sportmediaset” duke u bazuar në raportimet e gazetës “Il Mattino” shton se shkodrani mund të vendosë që të qëndrojë, duke shtyrë drejt largimit konkurrentin e tij në krahun e djathtë, Kevin Malcuit.
Për momentin kapiteni i Shqipërisë është më i avantazhuar në hiearkinë e formacionit bazë. Gjithsesi gjithçka do të mësohet në javët në vijim në lidhje me ekipin ku do të aktivizohet në vijim. /R.Lika-Koha Jone/