Gattuso: Napoli duhet të mësohet të vuajë, Mertens u largua për shkak …
Napoli do të luajë ndaj Interit nesër në mbrëmje, teksa trajneri Genaro Gattuso kërkon të ulë presionin në prag të sfidës. Ai ka vlerësuar zikaltërit ndërkohë që ka dhënë një këshillë për të arritur te suksesi.
“Luajmë përballë një skuadre shumë të përgatitur fizikisht, që ushtron një futboll cilësor dhe intensiv dhe që drejtohet nga një trajner i madh, ndaj duhet të bëjmë kujdes e të jemi maksimalisht të përqendruar për t’ia dalë. Skuadra duhet të mësojë të vuajë në fushë, pasi vetëm kështu mund të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli.
Mungesat? Mertens ka një dëmtim dhe u nis drejt Belgjikës me lejen tonë, për t’u trajtuar nga një mjek të cilit ai i beson, ndërsa Koulibaly tentoi rikuperimin, por nuk duam ta rrezikojmë.
Në qendër do të luajë Luperto, por mund të aktivizohet edhe Di Lorenzo. Në mesfushë ka pak dyshime mbi Fabian Ruiz, por kushdo që të luajë, do të bëjë më të mirën”, deklaroi tekniku i Napolit.