Gattuso përjashton sulmuesin nga stërvitja: Mjaft, shko bëj dush!

Gennaro Gattuso është një trajner shumë i rreptë. Rasti më i fundit i ka ndodhur Hirving Lozanon, i cili është përjashtuar nga stërvitja e Napolit sepse nuk po jepte maksimumin dhe dukej i përgjumur, sipas asaj që ka njoftuar “Sky Sport”.

Rino nuk ka duruar dhe i ka kërkuar të largohet në dhomat e zhveshjes dhe të bëjë dush. “Mjafton me kaq, shko bëj dush!” Një fjali që ka bërë të gjithë futbollistët e tjerë të shtangen.

Sulmuesi 24-vjeçar është në merkato dhe këtë verë, në fund të sezonit, pritet të largohet. Meksikani u ble verën e shkuar me shpresa të mëdha por deri tani nuk ka dhënë asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?