Gattuso rinovon kontratën me Napolin deri në vitin 2023

Rino Gattuso ka vendosur të vazhdojë aventurën  e tij te Napoli duke pranuar rinovimin e kontratës. Trajneri do të firmosë deri në vitin 2023 me pagën që do të rritet nga 1,4 milionë euro që përfiton aktualisht në sezon në 1,9 milionë euro plus bonuset që janë të lidhur me objektivat duke filluar nga pozicionimi në Champions League e deri tek fitimi i trofeve.

Heqja e klauzolës prej 7 milionë eurosh në rast ndërprerjeje të njëanshme të kontratës nga ana e trajnerit ka rezultuar përcaktuese në bisedimet mes palëve për arritjen e akordit. Napoli i ka besuar projektit të Gattusos dhe me ish-mesfushorin e Milanit në stol synon të arrijë suksese gjatë një periudhe afatgjatë.

SHKARKO APP