Gatuzo “show” me bashkëshorten e Bufon: Puthe me gjuhë Xhixhin! (VIDEO)

Milani mori dje një fitore të madhe ndaj Lacios në shifrat 2-1 në “San Siro”, duke marrë suksesin e tretë radhazi në kampionat. Trajneri Xhenao Gatuzo nuk kishte si të mos ishte i lumtur pas ndeshjes, teksa nuk kanë munguar as batutat në emisionin “Sky Calcio Show”.

Ish-mesfushori e ka tepruar disi me drejtuesen e emisionit, Ilaria D’Amico, që është bashkëshortja e portierit të Juventusit, Xhixhi Bufon. Fillimisht Gatuzo e pyeti nëse i kishte bërë dhuratë partnerit të saj me rastin e 40-vjetorit të lindjes, duke marrë këtë përgjigje:

“Ka kohë deri në mesnatë, do të ta them privatisht se çfarë i kam dhuruar”. E pikërisht pas fjalë të Ilarias ndërhyri sërish Gatuzo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jepi një të puthur me gjuhë nga ana ime”. Të ftuarit në studio, Maroki dhe Kostakurta, nuk e mbajtën dot të qeshurën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?