Gazetari anglez: Granit Xhaka transferimi më i madh, që nga koha e Kevin Keegan
Kapiteni i Sunderland, Granit Xhaka, po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Sunderland, teksa ndikimi i tij brenda skuadrës kanë tërhequr vëmendjen e ish-lojtarëve dhe analistëve sportivë në Angli.
Mesfushori shqiptar ka qenë titullar në të gjitha 22 ndeshjet e Premier League këtë sezon, duke regjistruar pesë asistime dhe duke ofruar kontroll, autoritet dhe vazhdimësi në lojë. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në ecurinë pozitive të Sunderland, që aktualisht renditet në vendin e nëntë me 33 pikë, vetëm katër pikë larg zonës “Top 4”.
Duke folur për BBC Radio Newcastle, gazetari i ftuar Ian Murtagh ka vlerësuar lart rolin e Xhakës, si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes, duke e krahasuar atë me një nga transferimet më ikonike në historinë e futbollit në veri-lindje të Anglisë.
“Ai është afrimi më me ndikim në Veri-Lindje që nga Kevin Keegan te Neëcastle në vitin 1982,” u shpreh Murtagh. “Nuk po them domosdoshmërisht më i miri, por për sa i përket ndikimit, ngritjes së standardeve dhe komunikimit me shokët e skuadrës, shoh shumë ngjashmëri mes tyre, edhe pse i ndajnë 40 vite.”
Vlerësime të tilla konfirmojnë rëndësinë e Granit Xhakës në projektin e Sunderland, duke e shndërruar atë jo vetëm në një lider teknik, por edhe në një figurë kyçe për ambiciet e klubit në elitën e futbollit anglez.
KOHA JONË SONDAZH

