Gazetari i njohur: Chelsea e ka në projektin e së ardhmes talentin Armando Broja!

Armando Broja është kthyer në idhullin e tifozëve të Southampton edhe pse është vetëm 20 vjeç dhe në sezonin e parë të tij në Premier League, ku deri tani ka arritur të realizojë 7 gola, 5 nga të cilët në kampionat.

Trajneri Ralph Hasenhuttl vlerësoi edhe njëherë tjetër shqiptarin, madje ka shprehur hapur dëshirën e tij për ta pasur talentin shqiptar edhe për të paktën një sezon në radhët e skuadrës së tij.

“Brojës i pëlqen këtu dhe do të ishte mirë nëse ai do të ishte lojtari ynë. Mendoj se ai dëshiron të qëndrojë me ne. Ai dëshiron të jetë me ne. Edhe tifozët tanë e pëlqejnë Brojën”, tha Hasenhuttl.

Gjithsesi gazetari i njohur Fabrizio Romano në një postim në rrjetet sociale shton pas deklaratës së tij se “Chelsea e ka në plan talentin Armando Broja si pjesë e projektit të së ardhmes”. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP