Gazetari i parë sportiv që u infektua nga coronavirusi: Doja të jepja një mesazh, jam mirë! (VIDEO)
Kike Mateu është gazetari i parë që është prekur nga coronavirusi. Ai shkoi me misionin për të raportuar për ndeshjen mes Atalantës dhe Valencias në “San Siro”, por fati i keq i tij ishte se në atë ndeshje ai do të infektohej nga virusi kinez, i cili po qarkullon tashmë edhe në Europë.
Duke folur për programin “Jugones” në Spanjë, ai ka konfirmuar se është shumë mirë, teksa është i izoluar për momentin.
“Jam në spital në Valencia, pasi për fatin e keq u preka nga virusi. Gjithçka ndodhi gjatë ndeshjes me Atalantës dhe Valencias. Dua që të qetësoj gjithë botën, që jam shumë mirë. Më kanë shkruar shumë koleg dhe janë interesuar për gjendjen time.
Kam nisur periudhën e rikuperimit, por do të qëndroj i izoluar pasi nuk duhet të kem kontakte me persona të tjerë. Nëse situata do të përmirësohet mund të dal edhe nga spitali. Lajmi i mirë është që nuk kam infektuar asnjë person tjetër. Dua që të qetësoj të gjithë, ata që kanë pasur kontakte me mua. Nuk është vrasës, është problematik por jo aq i rëndë. Jam mirë, por coronavirusi më kapi mua”, deklaroi gazetari spanjoll. /Rozalb Lika-Koha Jone/