Gazetari i veçantë që nuk jep asnjëherë votë për fituesin e “Topit të Artë”

“Topi i Artë” për vitin 2019 shkoi për Lionel Messin, duke koleksionuar trofeun e 6-të në karrierë, duke thyer rekordin. Ylli argjentinas u përzgjodh nga votat e gazetarëve nga e gjithë bota, por nuk mungojnë edhe votimet e çuditshme.

 

Rasti i gazetarit të Sri Lankës, Hafiz Marikar, i ka habitur të gjithë. Ai ka votuar të parin Alexander-Arnoldm ndërkohë që pas tij vinin Aubameyang, Griezmann, Lewandowski dhe Ter Stegen. Ai gjithmonë ka qenë shumë ndryshe nga kolegët e tij.

Në vitin 2017, votoi të parin Bonuccin, i cili e mbylli i 14-ti, ndërkohë që pas tij ishin De Gea, Falcao, Hazard dhe Kane. Edhe në vitin 2018, votat e tij ishin të ndryshme, pasi të parin përzgjodhi Hazard, të ndjekur nga Firmino, Pogba, Cristiano Ronaldo dhe Kane.

Në tri vitet e fundit, ai nuk ka votuar asnjë nga fituesit e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo (2017), Modric (2018), Messi (2019). /R.Lika-Koha Jone/

Image

 

SHKARKO APP