Gazetari italian: Kërkoj falje për lajmin e Raiolës, jam i mërzitur

Gazetari italian Tancredi Palmeri sot dha lajmin për vdekjen e Raiolës, që në fakt do të rezultonte i rremë, pasi agjenti është gjallë, por në spital. Ai fshiu postimin e tij që lajmëronte vdekjen e agjentit dhe tha se është shumë i mërzitur.

“Fshiva postimin në Twitter për Raiolën. Nuk ishte spekulim apo ‘vrapim për të qenë i pari’. Unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë për një çështje të tillë.

Lajmi u publikua nga “TgLa7”, lajmet më të vlerësuara të televizionit italian; konfirmuar nga të gjitha mediat më të mëdha italiane. Por edhe unë postova gabim në Twitter, prandaj jam i mërzitur dhe kërkoj falje’, shkroi Tancredi në një reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?