Gazetari italian, Mura: Kumbulla është më i mirë se “ylli’ i Juves

U ble për shifrën e 75 milionë eurove por Matthijs De Ligt nuk ka arritur ende të shfaqë aftësitë e tij më të mira te Juventusi.

Gafat dhe penalltitë e shkatuara nga mbrojtësi hollandez ka bërë që mediat italiane të jenë skeptike në lidhje me performancën e mbojtësit bardhezi. Nga ana tjetër, në Serinë A, vëmendjen e opinionit sportiv e ka sigluar talenti i kombëtares shqiptar Marash Kumbulla. Lojtari i Veronës po shkëlqen me paraqitjet e tij duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në këto 9 javë kampionat në itali.

Së fundmi, ai që ka lartësuar edhe më shumë vlerën e Kumbullës, ka qenë gazetari italian, Gianni Mura. Mura e ka krahasuar talentin kuqezi me paraqitjet e De Ligt, duke theksuar se mbrojtësi i Veronës aktualisht po luan më mirë se holandezi.

“Për momentin De Ligt i Amsterdamit nuk është parë tek bardhezinjtë. Mbetet për t’u parë në të ardhmen, por për tani Kumbulla po luan më mirë. Dhe është gjashtë muaj më i ri se De Ligt. Edhe pse shumë mund të thonë se ka diferenca në të luajturin për Juventusin dhe për Veronën, po ashtu ka diferenca edhe në çmim. Sepse Kumbulla ndryshe nga De Ligt është i rritur në shtëpi, dhe ka kushtuar zero euro”, u shpreh gazetari italian.

SHKARKO APP