Gazetari sportiv Kosta Grillo në gjendje të rëndë nga Covid-19, niset drejt Turqisë
Konstandin Grillo është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime të besueshme pranë komentatorit të njohur sportiv bëjnë me dije që ai është prekur nga COVID-19.
Prej ditësh po kurohej në Tiranë, ndërsa sot është vlerësuar nga mjekët që duhet të shkojë drejt Turqisë për trajtim më të specializuar. Të njëjtat burime tregojnë se gazetari nuk ishte prekur më parë nga infeksioni që ka paralizuar gjithë botën dhe ishte kundër bërjes së vaksinës.
Mësohet se atij i është prekur rreth 60 për qind e mushkërisë. Tanimë po udhëton drejt Rinasit teksa në orën 17:00 është planifikuar nisja e tij me avion të posaçëm drejt Stambollit. Sinan Idrizi është ai që ka marrë përsipër shpenzimet për shërimin e gazetarit të njohur, shkruan Newsbomb.
Deri më tani është paguar avioni çarter ambulancë prej 18600 eurosh. Sonte pritet të mbërrijë në spitalin “Memorial” në Stamboll ku do të marrë dhe trajtim më të specializuar.
KOHA JONË SONDAZH

