Gazetarja e njohur, Anila Basha, votohet si anëtare e qeverisë së futbollit shqiptar
Gazetarja e njohur, Anila Basha, është votuar sot si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF, ku u rizgjodh Armando Duka.
Ja se çfarë shkruan Anila Basha në statusin e saj në facebook:
“Një udhetim i ri në boten e sportit. Nga sot, e para vajzë, në Komitetin Ekzekutiv te Federates Shqiptare të Futbollit, që nga krijimi në vitet ’30. Përveçse është privilegj, mendoj se është përgjegjesi. Unë jam vajzë që jam rritur stadiumeve gjithë këto vite, dashuroj brenda vetes lojen e bukur të futbollit. Sot kam shancin e madh të kontribuoj, një në 10 anetarë, në qeverinë e futbollit shqiptar. Ndokush ka menduar se do jemi të fshehte e të fshehur. Por me mua në ekip, kjo më duket disi vështirë. S’do bëjmë vetëm zhurmë. Jam e bindur që do bëjmë shumë punë. Sot u zgjodha me 35 vota, por falenderoj 43 anëtarët e regjistruar në Asamble, por dhe të tjerët që nuk ishin aty. Sepse, futbolli veç na bashkon”.
KOHA JONË SONDAZH

