Gazetarja Kosovare: Zhegrova magjistar me Lille, por për Kosovën supermodel i pasarelave

Edon Zhegrova vijon të shkëlqejë te Lille, teksa mbrëmjen e djeshme u zgjodh lojtariu i ndeshjes kundër një klubi madhështor si Real Madridi në suksesin 1-0. Gjithsesi kjo nuk i ndryshon aspak mendimin gazetares Qeqa Krelani, që mendon ndryshe për vlerat e tij.

“Mirëmëngjesi të gjithëve, sidomos nja 200 vetave që më kanë bombardu me ‘tag’ mbrëmë. Kot e keni, vazhdoj me mendu njësoj. Magjistar me Lille, por për Kosovën supermodel i pasarelave.

Krenar e ka bërë Kosovën? Jo, krenar ka bërë veç veten, familjen, xhiro-llogarinë e tij, Lillën edhe Noya në Prishtinë.

S’jam banore e Francës, as gazetare e Francës. S’ma ndjen çka bëjnë lojtarët jashtë kufijve të kësaj Republike. Për Kosovën babik, për Kosovën jepni zor.

37 paraqitje për Kosovën, 4 gola. I ka shënuar kundër kombëtareve mikro si Madaskari (miqësore), Qipro, Andorra dhe nënës Shqipëri (miqësore).

Arsyetim tradicional dhe foshnjor? Fajet i ka Federata. RIKUJTIM: Federata spanjolle kishte president një prej njerëzve më të korruptuar në historinë e futbollit spanjoll, Angel Maria Villar. I arrestuar për keqpërdorim të detyrës, i burgosur.

Djali i tij i arrestuar për trukime të ndeshjeve, përvetësim të fondeve publike dhe falsifikim të dokumenteve. Po ashtu, i burgosur.

Pooor, futbollistët e Spanjës, pavarësisht presidentit famëkeq me 30 vite mandat, gjatë kohës së tij e fituan Kampionatin Europian, Kampionatin Botëror dhe sërish Kampionaton Europian. S’kishin kohë ata me dalë dhe me vajtu nëpër Instagram “FEDELATA, FEDELATA”. Kështu që…, kështu luhet për KOMB.

Arsyetimi tjetër: Me kë me lujt te Kosova, me Valonin a? Maradona vetëm 25 vjeç, vetë ia pati fituar Botërorin kombëtares së Argjentinës. Edhe dy tituj Napolit.

E ke për detyrë më 12.10 dhe 15.10 me mposht Lituaninë dhe Qipron, dy kombëtare mediokre, dhe me ta pa hajrin për diçka Kosova, ashtu qysh po jep gjithçka për Lille.

Kjo vlen për krejt lojtarët e Kosovës. Hajde, t’ua shohim hajrin për diçka e mos të përsëritët ndeshja e kaluar, kur krejt tifozët nisën me e braktis stadiumin prej minutës së 78-të.

Iu uroj ditë të mbarë, se unë ika me ngrënë bukë te Noya. Nëse është hapur, kuptohet!”

SHKARKO APP