FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

SHBA lejon Izraelin: Godisni Iranin, por jo objektet bërthamore!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të mërkurën se ai nuk do të mbështeste asnjë sulm izraelit në objektet dhe qendrat bërthamore të Iranit, në përgjigje të sulmit të Teheranit dhe i bëri thirrje Izraelit të reagojë në mënyrë “proporcionale”.

Presidenti Biden foli një ditë pasi Irani sulmoi me 180 raketa balistike Izraelin dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se Irani do të paguajë për sulmin.

“Ne do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por vendet e G7-ës bien dakord se Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, por duhet të përgjigjen proporcionalisht”, u tha Presidenti Biden gazetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ai do të mbështeste Izraelin për të goditur objektet bërthamore iraniane siç ka kërcënuar prej kohësh, Presidenti Biden u tha gazetarëve se “përgjigja është jo”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zoti Biden tha se duhet të vendosen sanksione të tjera ndaj Iranit dhe ai do të zhvillonte një bisedë me kryeministrin Netanyahu, së shpejti./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?