Gazetarja me format bombastike hutoi keq mbrëmë lojtarët e Juventusit (VIDEO)
Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim mbrëmjen e djeshme në transfertën ndaj Veronës, duke bërë një tjetër hap fals në kampionat. Skuadra bardhezi zhvilloi një lojë të dobët, ndërkohë që Pirlo pas ndeshjes evidentoi mungesat e shumta që sipas tij ndikuan në ritmin e lojës.
Në mediat italiane është zbuluar edhe “fajtorja” që hutoi lojtarët e ekipit torinez. Bëhet fjalë për gazetaren Diletta Leotta, e cila ishte e pranishme në transmetimin e DAZN. Format e saj perfekte nuk kaluan pa u vënë re as nga lojtarët e Juventusit. Më “i hutuari” duket amerikani Weston McKennie, i cili është kapur në një moment disi të sikletshëm gjatë ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/