“Gazzetta dello Sport” vlerëson Strakoshën si portierin më të mirë në Itali
Thomas Strakosha po kalon një sezon magjik te skuadra e Lazios. “La Gazzetta dello Sport në një artikull të publikuar së fundmi e ka cilësuar portierin shqiptar si më të mirin deri më tani në sezonin 2019/2020. Numrat në fakt e ndihmojnë së tepërmi portierin e kombëtares sonë, i cili ka edhe një ndeshje për të rikuperuar ndaj Verona-s.
Strakosha ka notën mesatare 5.68, duke u renditur pas Szczesny për mesataren e portierëve. Por nëse marrim në konsideratë të gjitha ndeshjet e Juventusit, edhe me Buffon në portë, vendi i parë shkon për “gardianin” shqiptar të ekipit të Lazios.
Një sezon i mbyllur më së miri në fundin e këtij muaji me fitoren e Superkupës së Italisë, por që duket se do të ngelet gjatë në mendjen e talentit të portës së kombëtares sonë. /R.Lika-Koha Jone/