Gega e nis me fitore te Partizani ndaj Laçit, Skënderbeu mund me poker Dinamon

Skëndër Gega e nis me këmbën e mbarë aventurën te skuadra e Partizanit, teksa Të Kuqtë fituan 1-0 ndaj Laçit, në përballjen e Superiores të luajtur në “Arenën e Demave”.

Goli i vetëm do të vinte pas një gafë të miqve, teksa portieri Molla nuk largoi si duhet një top, me Eleke që shënoi, duke ndëshkuar kundërshtarin.

Pavarësisht rasteve, nuk pati gol deri në fund. Partizani shkon në kuotën e 47-pikëve në vendin e katërt, ndërsa komplikohen llogaritë te Laçi, që me 33 pikë është në vendin e gjashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takimin tjetër të luajtur këtë të diel, Skënderbeu mundi 4-1 Dinamon, duke marrë 3 pikë jetike për mbijetesën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?