Gega: I druhem çdo ekipi, por ndaj Kastriotit duhet të vazhdojmë rrugëtimin tonë!

Kukësi kërkon të vijojë ecurinë fantastike në ndeshjet e fundit në kampionat. Prova e radhës për skuadrën e Skënder Gegës do të jetë ndaj Kastriotit, një kundër të cilin trajneri i njohur kërkon vlerësimin maksimal.

“I druhemi çdo ekipi. Kastrioti është një ekip që ka bërë vërtetë mirë, pavarësisht ndeshjeve të fundit. Është një ekip që duhet vlerësuar. Respekt për ata, por ne duam të vazhdojmë rrugën tonë.

Ndeshjet e ardhshme? Është shumë e vështirë. E dinim këtë që në fillim të kampionatit. E dinim që kishim mangësi. Futemi në lojë me shpresën se do ia dalim, por jo gjithmonë është vetëm shpresa dhe duhen mundësitë. Tani i kemi mundësitë dhe jemi më të qetë për ndeshjet e ardhshme.

Merkato e janarit? Akoma nuk e kemi menduar këto. Kemi disa ndeshej të vështira. Do përpiqemi të marrim maksimumin. Më pas do ulemi me klubin dhe do bëjmë një analizë të thellë për merkaton.

Besoj se është një sfidë që nuk mund t’ia dalësh i vetëm. E kemi ekipi që mund të bëjë mrekulli dhe unë jam pjesë e këtij grupi. Është profesioni im, që si çdo trajner të bëjë më të mirën, ne secilin ekip ku punon. Do bëjmë më të mirën, jo për veten por për klubin që më ka dhënë besim”, u shpreh Gega.

 

SHKARKO APP