Genoa një “vatër e nxehtë”, 3 raste të tjera pozitive me Covid-19
Situata po bëhet dramatike te skuadra e Genoa-s. Tre futbollistë të tjerë kanë dalë pozitivë ditën e sotme. “Sportmediaset” raporton se Davide Biraschi, Domenico Criscito dhe Darian Males janë të infektuar me koronavirus.
Kështu numri i të infektuarve te Genoa shkon në 22, duke u rritur ditë pas dite. Pas ndeshjes me Napolin ishin vetëm 14 pozitivë.
Për këtë arsye u shty edhe ndeshja e programuar për ditën e sotme kundër Torino. Një ditë më parë edhe te Napoli dolën dy të infektuar, teksa frika është e madhe për sfidën ndaj Juventusit.