Gerrard: Ëndërr të drejtoj Liverpoolin, por nuk jam ende gati!

Lidhja mes Steven Gerrard dhe Liverpool mbetet e fortë, pavarësisht viteve që kanë kaluar nga përfundimi i karrierës së tij si lojtar. Ish-kapiteni legjendar i “Reds” u rikthye së fundmi në “Anfield”, ku drejtoi skuadrën e legjendave të klubit në një ndeshje bamirësie ndaj veteranëve të Borussia Dortmund.

Gjatë një interviste për podcastin The Overlap, Gerrard ka folur hapur për të ardhmen e tij si trajner dhe mundësinë për të marrë një ditë drejtimin e Liverpoolit.

“Dua ta drejtoj Liverpoolin në një moment të jetës sime? Sigurisht që po, është një ëndërr. Por nëse jam gati tani për ta bërë këtë për një periudhë të gjatë? Ndoshta jo”, u shpreh ai me sinqeritet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e tij ka rindezur debatet mes tifozëve dhe analistëve, të cilët e shohin Gerrard si një kandidat natyral për stolin e Liverpoolit në të ardhmen. Megjithatë, ish-mesfushori duket i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që mbart një rol i tillë dhe preferon të mos nxitojë në këtë fazë të karrierës së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interesant është fakti se Gerrard nuk e përjashton as mundësinë për të qenë pjesë e stafit teknik në një rol më të ulët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?