Gerrard merr drejtimin Aston Villës: U binda nga ambicia e pronarëve të rinj!
Steven Gerrard rikthehet në Premier League për të marrë drejtimin e Aston Villa-s. 41-vjeçari drejtonte Rangers prej verës së vitit 2018 dhe ia doli të rikthente ekipin skocez te titulli kampion. Zyrtarizimi ka ardhur nga një postim i Aston Villa në Tëitter, me ish-mesfushorin që nuk e fshehu entuziazmin e tij në lidhje me nisjen e kësaj aventure.
“Aston Villa është një klub me histori dhe tradita, unë jam jashtëzakonisht krenar që do të jem trajneri i kësaj skuadre. Nga bisedimet e kryera unë kuptova se sa ambiciozë janë pronarët dhe mezi pres të jap kontributin tim në realizimin e objektivave.
Dua të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë njerëzit që lidhen me Rangers, të cilët më dhanë mundësinë të drejtoja një klub të tillë. Ndihma që dhashë në fitimin e titullit të 55-të në histori do të mbetet gjithmonë në zemrën time si një moment i veçantë”, deklaroi Gerrard.
Aston Villa renditet në vend të 16-të në Premier League, me 10 pikë të grumbulluara në 11 javë kampionat, teksa shpreson që Gerrard të arrijë që ta ndihmojë përtë rikuperuar pikë
KOHA JONË SONDAZH

