Gerrard rikthehet në “shtëpinë e tij”: Përballja me Liverpoolin, është ndeshja e radhës!

Steven Gerrard u rikthye në Premier League, këtë herë si trajner me Aston Villën, ku ka bërë një punë mjaft të mirë, duke marrë tre fitore në 4 ndeshje në krye të pankinës, teksa tani duket se ka ardhur momenti për një tjetër rikthim të bujshëm. Ish mesfushori anglez do të zbresë sërish në “Anfield Road”, stadium ku për vite të tëra ka dëgjuar t’i thirret emri i tij për 17 sezone.

“E kam vënë re që flitet shumë për këtë rikthim timin në “Anfield Road” dhe i respektoj të gjitha sa thuhen, por unë jam trajner dhe duhet të përgatis skuadrën. Përballja ndaj Liverpoolit është ndeshja e radhës për ne, që zgjat 90-minuta dhe ku fitorja vlen tre pikë, ndaj unë duhet të përgatis skuadrën për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Gerrard.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?