Gerrard shokon United nga 0-2 në 2-2, Coutinho rikthehet me gol në Premier League (VIDEO)

Manchester United vijon të shfaqë probleme të shumta, teksa nuk mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 ndaj Aston Villës në transfertë. Djajtë e Kuq pa Cristiano Ronaldon e dëmtuar, i gëzohen një forme fantastike të Bruno Fernandes.

Portugezi do të shënonte dy gola, një në minutën e 6-të dhe një në të 67-tën duke i dhënë qetësinë e nevojshme ekipit të tij. Gjithsesi mbrojtja e United,ishte totalisht në gjumë në minutat e fundit.

Aston Villa pas një rrëmuje rihapi ndeshjen me Jacob Ramsey, ndërkohë që 4 minuta më pas Philippe Coutinho rikthehet me gol në Premier League. Vetëm 14 minuta ju deshën brazilianit për ta dërguar topin në rrjetë. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund, me United që mbetet në vendine 7-të në kuotën e 32 pikëve. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?