Giaccherini: Zhegrova i jashtëzakonshëm, ka lëvizje të një futbollisti të madh!

Ish-lojtari i Juventusit dhe Napolit, Emanuele Giaccherini, ka folur për Tuttosport, ku kujtoi periudhën e tij te bardhezinjtë dhe komentoi situatën aktuale të skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti.

Duke iu rikthyer viteve të tij te Juventusi, Giaccherini i cilësoi ato si “ndoshta më të bukurat e karrierës”, duke theksuar rëndësinë e fitimit të titullit të parë pas një periudhe të vështirë për klubin. Ai përmendi edhe shpërthimin e Paul Pogba-s në sezonin e dytë si një nga momentet më të veçanta.

Sa i përket gjendjes aktuale të Juventusit dhe mungesës së Dusan Vlahoviç, Giaccherini komentoi idenë e Spallettit për të aktivizuar Yildiz si “fals 9”, por la të kuptohet se edhe Jonathan David është në formë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, ai përmendi edhe mundësinë e aktivizimit të Edon Zhegrovës: “Zhegrova ka lëvizje prej futbollisti të madh dhe një talent të jashtëzakonshëm. Pyetja që shtrohet është për gjendjen e tij fizike. Duhet ta çosh në 100% dhe kjo bëhet vetëm duke e aktivizuar. Ka pasur dëmtime sezonin e kaluar, por me minutazh të rregullt mund të gjejë vazhdimësi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?