Giampaolo me “dorë të hekurt”, Piatek dhe Calhanoglu përfundojnë në stol

“Gazzetta dello Sport” shkruan se në sfidën ndaj Genoas, që pritet të jetë treni i fundit për trajnerin Marco Giampaolo, pritet që të ketë një revolucion të madh në formacionin e Milanit, teksaq edhe Piatek rrezikon të mbetet në stol. Me formën që po kalon, polaku nuk është më i paprekshëm.

 

Rebic pritet ta nisë titullar në krah të majtë, ndërsa në qendër mund të luajë Rafael Leao, i cili shënoi golin e parë kuqezi në karrierë, ndaj Fiorentinës, dhe këto javë është ndër të vetmit që po tregon diçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suso do të kthehet në rolin e tij të përhershëm, në të djathtë, ndërsa në mbrojtje pritet që ta nisë titullar Duarte në qendër të mbrojtjes, me Calabrian e konfirmuar, ashtu si Theo Hernandez në të majtë. Në mesfushë, Bennacer pritet titullar, por surpriza mund të jetë Paqueta në vend të Calhanoglu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?