Giampaolo: Të largohem nga Milani? Kurrë, nuk dorëzohem!

Milani ka grumbulluar vetëm 6 pikë në 6 ndeshjet e para, duke bërë një nga nisjet më të këqija në historinë e klubit. Drejtuesit kuqezi kanë konfirmuar Marco Giampaolon në krye të skuadrës pavarësisht rezultateve.

 

“Duhet të gjejmë një zgjidhje për të lënë pas këtë krizën. Të largohem? Kurrë, kush ikën do të thotë që është dorëzuar”. Fjalë këto të trajnerit të Milanit Marco Giampaolo në një intervistë për programin televiziv italian “Le Iene”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja ndaj Genoas e kësaj të shtune mund të rezultojë stacioni i fundit për Giampaolon pasi në rast të një tjetër rezultati negativ, Maldini dhe Boban mund të vendosin ta shkarkojnë nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?