Gianni de Biasi merr drejtimin e kombëtares së Italisë

Gianni de Biasi do të jetë trajneri i Italisë.

Ish tekniku i kombëtares shqiptare do të drejtojë ekipin në ndeshjen e solidaritetit, programuar për në datën 10 janar.

Së bashku me 3 kombëtare të tjera, “Azzurët” do të “luajnë për të rindërtuar” banesat në zonat e Durrësit dhe Thumanës, të shkatërruara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në stadiumin e ri kombëtar “Air Albania” do të zbresin në fushë emra të rëndësishëm që kanë shkruajtur historinë te kombëtarja shqiptare.

Të ftuar në këtë aktivitet janë edhe futbollistë të Turqisë së vitit 2002, kampionëve të Europës në vitin 2004, Greqisë dhe Italisë kampione bote në vitin 2006.

SHKARKO APP